Rreziku që vjen nga rrjetet sociale, Gremi: Komunikimi prind-fëmijë është “arma” më e mirë

Rreziku që vjen nga rrjetet sociale, Gremi: Komunikimi prind-fëmijë është “arma” më e mirë

Britania po forcon masat për kufizimin e aksesit të të miturve në rrjetet sociale, me argumentin se siguria dhe mirëqenia e tyre duhet të jenë prioritet. Psikologia Jonilda Gremi tha në studion e MCN Informacion se rreziku që vjen nga rrjetet sociale mund të parandalohet vetëm përmes komunikimit sa më të mirë prind-fëmijë. 

 

Fëmijët sa më pak të ekspozuar të jenë ndaj ekranit aq më mirë. Prindërit duhet t’ua lejojnë sa më pak. Nëse ata janë në rrjet prindërit duhet patjetër të përpiqen të monitorojnë se çfarë shohin, me cilët flasin. Të mos harrojmë që koha që kalojmë me fëmijën të jetë koha më produktive. Duhet vendosur një marrëdhënie shoqërore me fëmijën, në mënyrë që ai të jetë sa më i afërt me të. Ju këshilloj prindërve që të qëndrojnë sa më afër fëmijëve. 

 

Komunikimi sa më i afërt me fëmijën është i vetmi mekanizëm përmes të cilit mund ta luftojmë rrezikun që vjen nga rrjetet sociale. 

 

Të mos harrojmë që fëmijët marrin shembull atë që shikojnë. Jemi ne shembulli i parë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy