Tharja e banjave të Bënjës në Përmet? Rama ndan videon: Rigjenerim dhe rilindje urbane

Tharja e banjave të Bënjës në Përmet? Rama ndan videon: Rigjenerim dhe rilindje urbane

Kryeministri Edi Rama reagon ndaj videove të cilat po qarkullojnë ditëve të fundit nga banjat termale të Bënjës në Përmet, të cilat sugjerojnë se pas ndërhyrjeve, ato janë tharë.

 

Rama ndan një video dhe thotë se rasti i banjave të Bënjës po kthehet në kazus të ri, por se e vërteta tregon se ka një projekt publik rigjenerimi dhe rilindjeje urbane, në funksion të vizitorëve që shkojnë aty

 

Prej 24 orësh është lëshuar një tjetër “raketë” digjitale, që algoritmi e ka shpërthyer në qindra mijëra lajke e mallkime, për shkatërrimin, betonizimin dhe tharjen e Banjove Termale të Bënjës.

 

Me të njëjtën metodë dhe me “ndihmën” e të njëjtave duar të huaja, që i dhanë algoritmit “dopingun” për një turravrap të paparë në përhapjen e alarmit për flamingot, organizatorët e kësaj trazire që synon të rrëzojë qeverinë e të kthejë mbrapa Shqipërinë, duke manipuluar njerëzit që kanë shqetësime të sinqerta, kërkojnë ta kthejnë Bënjën në një casus belli të ri. 

 

Kush do të vërtetën e ka në këtë video, SOT, nga Banjot e Bënjës, ku s’ka flamingo, s’ka shitblerje, s’ka pronarë e as konflikte pronësie, po ka thjesht një projekt publik rigjenerimi e Rilindjeje Urbane, në funksion të mijëra e mijëra vizitorëve e turistëve që shkojnë aty çdo vit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy