Xhadat/ Banesat e tërmetit, Ndroq, Vaqarr, Kombinat: Pjesa më e madhe bosh dhe pa certifikata pronësie

Xhadat/ Banesat e tërmetit, Ndroq, Vaqarr, Kombinat: Pjesa më e madhe bosh dhe pa certifikata pronësie

Xhadat shkuan në Kombinat, verifikuam 4 pallate nga 5 kate secila dhe shumicat prej tyre ishin bosh, një pjesë ishte shpërndarë, por asnjë nuk kishte dokumenta pronëse. Disa prej tyre u shprehën se na i ka dhënë çelsat bashkia, Njësia, inxhinieri i ndërtimit, por askush nuk ishte i informuar përse nuk janë pajisur, ata u shprehën se këtu nuk ka marrë askush dokumenta dhe se nuk e dinin se çfarë do të ndodhi me banesën e tyre, t n e tyre, të cilën po e gëzojnë jo në emrin e tyre. 

 

Dhe njëri prej banorëve tha se "këto janë banesa të shtetit, jo tonat". Më pas u shpreh se edhe vetë ishte interesuar nëpër institucione dhe askush nuk i ka dhënë një përgjigje. Fitim Xhoxhaj, banor dhe njëkohësisht administrator i pallateve të tërmetit në Kombinat u shpreh se i ka kërkuar vazhdimisht me shkresa bashkisë, madje tha se ishte takuar edhe me kryetaren e bashkisë në detyrë dhe i ka thënë "e kemi lënë njëherë për njëherë, pas një viti do pajiseni të gjithë me çertifikatë". 

 

Madje ai tha se, sipas tyre kjo çështje mund të mbyllet edhe brenda këtij viti por deri tani asgjë nuk kanë bërë. Përpos këtij problemi ai tha se kemi probleme me ndriçimin, sepse është errësirë totale, madje dhe poshtë tek garazhdet. Ai tha se po na e vështirësojnë jetën sepse edhe rrugën e kanë lënë për turp rreth pallateve, dhe se është mërzitur nga gjithë këto probleme, për ta lënë këtë detyrë, sepse ka shpenzuar edhe nga xhepi i vet për disa shërbime ndriçimi.

 

Saimir Salaj, administratori i Njësisë nr 6 në Kombinat u shpreh se akomodimi i banorëve bëhet në bazë të një shorteu në bashki dhe më pas vjen lista në bashki për personat që kanë rezultuar fitues. Ai tha se nuk di të them numrin e saktë sesa banesa janë ende bosh, por shumë shpejt sipas informacioneve që ka do të bëhet në bashki një short i radhës. Ai thotë se pjesa e çertifikatave është e organeve të drejtorive përkatëse të cilat në dijeninë e tij janë duke hipotekuar këto objekte, por ende nuk dihet se kur do të ndodhi kjo, sepse sipas tij edhe banorët janë të informuar në momentin që janë zgjedhur përfitues që ky proces është në shqyrtim. Ai tha më tej se ne kemi vendosur edhe një bashkëpunim me administratorin e pallatit që deri më sot kemi pasur një dakordësi për nevojat që këto banorë mund të keni gjatë kësaj kohe.Gazetari Ersid Karaj shkoi në bashkinë e Tiranë, por aty si gjithmonë nuk del njeri për prenoncim, por dua kërkesë për informacion në emailin zyrtar. Megjithatë kërkesën ua dërguan.

 

Bashkia kalon afatin ligjor 10 ditë dhe nuk ka kthyer përgjigje. Xhadat ia kanë dërguar kërkesën më datë 19 Shkurt. Gazetari Ersid Karaj shkon sërish në bashki dhe aty i thonë që do ju kontaktojë punonjësi për informimin e medias në bashki, sepse janë duke u verefikuar banesat për çertifikatat e pronësisë dhe do jetë gati shumë shpejt edhe përgjigjja.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy