
Sot është 19 tetor shënohet dita kur 18 vjet më parë u Lumturua Nënë Tereza nga Papa Gjon Pali II.
Ajo shihet si simbol i ndihmës dhe respektit për “më të varfrit e të varfërve”, të cilëve ia kushtoi gjithë jetën.
Në maj 2011 është mbajtur ceremonia e shenjtë e lumturimit të Nënë Terezës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës.
Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Anjezë Gonxhe Bojaxhi, ose Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87 vjeçare më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Ajo ishte humaniste e njohur shqiptare dhe fituese e çmimit Nobel për Paqe.



