Si do jetë moti nga e hëna në të premte/ Parashikimi për javën që vjen

Si do jetë moti nga e hëna në të premte/ Parashikimi për javën që vjen

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht, ditët e para të javës, nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ndërsa në fund të javës mot i qëndrueshëm me plot diell dhe rritje graduale temperaturash.

Në këtë mënyrë nga dita e hënë deri ditën e mërkurë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së nesërme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Martë reshjet përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve.

Më pas duke filluar gradualisht nga dita e enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve kodrinore- malore të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy