Është publikuar në rrjetet sociale teza e Matematikës, vetëm 30 minuta pas nisjes së provimit nga maturantët.

Gazetarja Luela Gaxhja në një raportim për MCN Live nga gjimnazi “Petro Nini Luarasi” tha:
"Ka përfunduar provimi i tretë i maturës shtetërore, që ka nisur rreth orës 10:00 dhe ka përfunduar rreth orës 12:30. Sërish është publikuar teza në rrjetet sociale. Maturantët më kanë pohuar se kanë pasur kontroll me skanera dhe nga administratorët. Burime nga gjimnazi ‘Petro Nini Luarasi’ më kanë thënë që procesi ka shkuar mirë. Edhe pas daljes së tezës në rrjetet sociale ka pasur një reagim nga MASH që nuk është cenuar provimi. Maturantët s’kanë pasur dijeni për daljen e tezës. Më kanë pohuar që s’kanë mundur të kopjojnë sepse kanë pasur kamera, dhe në çdo sallë kanë pasur nga 3 administratorë. Mendohet që teza ka dalë nga gjimnazet e rretheve”.



