Komuniteti maqedonas kërkon hapjen e vendkalimeve kufitare me Gollobordën dhe Prespën

Komuniteti maqedonas kërkon hapjen e vendkalimeve kufitare me Gollobordën dhe Prespën

Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tirana të martën i ka kërkuar qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase të hapin vendkalimet kufitare me Gollobordën dhe Prespën.

Përmes një njoftimi për mediat, shoqata kërkon nga dy qeveritë që të hapin vendakalimet kufitare me zonën e Gollobordës dhe Prespës, pasi maqedonasit në ato zona janë në gjendje të dobët ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19.

Maqedonasit nga Golloborda dhe Prespa, si dhe pronarët e objekteve tregtare, hotelieri dhe shërbime të tjera, i bëjnë apel qeverisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë për të hapur kufirin. Maqedonasit në zonën e Gollobordës dhe Prespës për shkak të afërsisë së tyre, rregullisht shkojnë në Maqedoni për të gjitha nevojat. Hapja e kufirit sigurisht që do të ringjallë tregtinë dhe shërbimet në zona”, citohet nga njoftimi.

Shoqata “Ilinden”-Tirana në njoftimin e saj për mediat tregon se mbyllja e kufijve ka dëmtuar të gjtihë qytetarët shqiptarë, por sidomos komunitetin maqedonas.

Sipas asaj, ky komunitet është shumë i dëmtuar, pasi siç dihet komuniteti maqedonas jeton tradicionalisht në zonat kufitare me Maqedoninë dhe shumica e banorëve të komunitetit maqedonas nuk janë të punësuar, ndërsa shumë prej tyre janë të angazhuar në punë sezonale, veçanërisht në Maqedoni.  

Zonat e Gollobordës dhe Prespës janë mbyllur tre muaj dhe njerëzit janë të papunë. Hapja do të ndihmojë zonat Gollobordës dhe Prespës pasi rrit bashkëpunimin ekonomik midis banorëve në të dy anët e kufirit, duke rritur rritjen ekonomike dhe zhvillimin e zonës së Gollobordës dhe Prespës”, thekson “Ilinden”-Tirana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy