Protestë kundër bllokimit të Liqenit Artificial, policia tenton t’i largojë me forcë

Protestë kundër bllokimit të Liqenit Artificial, policia tenton t’i largojë me forcë

Në një kohë kur vendi ndodhet në izolim, një protestë është mbajtur sot tek Liqeni Artificial në Tiranë pasi ky i fundit është mbyllur këtë fundjavë.

Anëtarë të shoqërisë civile kanë thyer me forcë perimetrin e Policisë dhe kanë hyrë të bëjnë shëtitje në Park. Ata kundërshtojnë bllokimin e Liqenit pasi sipas tyre, është e mundur të mbahet distanca sociale dhe mbi të gjitha vendimi nuk ka sens, pasi parku është i hapur në ditët e javës.

Policia nga ana tjetër është përpjekur t’i ndalojë por nuk ka mundur. Qytetarët kanë qenë familjarë apo të rinj që nuk kanë dashur bllokimin e Liqenit Artificial.

Ndërkohë gazetari dhe aktivisti, Erion Kristo, ka thënë se në urdhrin e firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk thuhet që ndalohet të dilet në këtë ambient.

Sakaq, edhe pse këtë javë qeveria vendosi kufizimin e lëvizjeve, ku parashikohej që të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, kryeqyteti sot ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy