Afrikanja me HIV, bartëse e koronavirusit për 216 ditë rradhazi

Afrikanja me HIV, bartëse e koronavirusit për 216 ditë rradhazi

Një grua 36-vjeçare me HIV/AIDS ishte me Covid-19 për 216 ditë rradhazi, gjatë së cilës virusi i grumbulloi më shumë se 30 mutacione, ka bërë të ditur një studim i fundit, i botuar në medRxiv.

Gruaja, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u identifikua si një 36-vjeçare që jetonte në Afrikën e Jugut.

Koronavirusi te pacientja mblodhi 13 mutacione në proteinën spike, të cilat ndihmojnë virusin të shpëtojë nga imuniteti dhe 19 mutacione të tjera që mund të ndryshojnë sjelljen e virusit.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse mutacionet që ajo mbartte u kaluan të tjerëve, raportoi Los Angeles Times.

Disa nga këto mutacione janë parë në variante e tjera që i përkasin, të tilla si:

Mutacioni E484K, i cili është pjesë e variantit Alpha (B.1.1.7, i cili u pa për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar).

Mutacioni N510Y, i cili është pjesë e variantit Beta (B.1.351, i cili u pa për herë të parë në Afrikën e Jugut).

Nëse gjenden më shumë raste të tilla, sipas raportit, ngriten pikëpyetje në të ardhmën nëse infeksioni HIV mund të jetë një burim i varianteve të reja thjesht sepse pacientët mund të mbartin virusin për më gjatë, i tha LA Times, Tulio de Oliveira, një shkenctar në Universitetin e KëaZulu-Natal në Durban .

Por kjo mund të jetë edhe një përjashtim për njerëzit që jetojnë me HIV, sepse infeksioni i zgjatur kërkon imunokompromis të rëndë, tha Dr. Juan Ambrosini, një profesor i asociuar i sëmundjeve infektive në Universitetin e Barcelonës. Në të vërtetë, gruaja në këtë studim, kishte sistem imun të shtypur.

Gjetjet te këta pacientë janë të rëndësishme për kontrollin e Covid-19 sepse këta pacientë mund të jenë një burim i vazhdueshëm i transmetimit dhe evolucionit të virusit, tha Ambrosini.

Pacientët e imunosupresuar mund ta mbanin koronavirusin më gjatë se të tjerët, dhe kjo çështje lehtë mund të kishte kaluar pa u vënë re, tha de Oliveira për LA Times.

Kjo, sepse pasi gruaja u trajtua në spital për simptomat e saj fillestare, ajo shfaqi vetëm simptoma të lehta të COVID-19, edhe pse ajo ende e kishte koronavirusin, tha de Oliveira.

Shkencëtarët e pikasën këtë rast vetëm sepse ajo ishte regjistruar në një studim me 300 njerëz me HIV duke parë përgjigjen e tyre imune ndaj COVID-19.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se katër persona të tjerë me HIV kishin koronavirusin për më shumë se një muaj, thanë ata për LA Times.

Gjetja mund të ketë një rëndësi të veçantë për Afrikën, e cila kishte rreth 26 milion njerëz që jetojnë me HIV në vitin 2020.

OBSH, paralajmëroi që një rritje e shpejtë e rasteve të Covid-19 mund të kthehet në një valë të tretë të COVID-19 në të gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy