Konflikti që po zhvillohet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit në Nago-Karabak një territor separatist i vendosur në Azerbajxhan, por i kontrolluar nga Armenia ka filluar tashmë disa ditë më parë dhe po rrezikon të zgjerohet në mënyrë dramatike.
Konflikti Nagar-Karabak shpërtheu në fillim të viteve 1990 dhe nuk ka përfunduar me sa duket deri në ditët e sotme.
Përleshjet mes ushtrive armene dhe azerbajxhanase rinisin në mënyrë periodike, por ato kanë qenë gjithmonë me një intensitet të ulët dhe zgjidhen brenda disa javëve.
Ditët e fundit, luftimet kanë qenë më agresive, ku të paktën 84 persona u vranë, duke përfshirë disa civilë.
Të dy ushtritë përdoren artileri të rëndë, autoblinda dhe rezervistë të mobilizuar, një shenjë që luftimet mund të ishin më intensive dhe më të përhapura se në vitet e mëparshme.
Ministri i Jashtëm armen tha se një avion turk F-16, rrëzoi një avion të prodhuar në Rusi Su-25 që i përkiste Forcave të Armatosura të Armenisë.
Mësohet se piloti vdiq, ndërsa sulmi ndodhi në hapësirën ajrore të Armenisë. Turqia e cila mbështet Azerbajxhanin në konflikt, nuk reagoi në lidhje me ngjarjen.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka denoncuar vrasjen e 10 civilëve azerbajxhanas, pas bombardimeve armene në frontin e Nago-Karabakut nga 27 shtatori deri më sot.
“Forcat e armatosura armene nisën një sulm të ri ushtarak kundër Azerbajxhanit. Pas bombardimeve të ushtrisë armene, civilët azerbajxhanas u vranë. Fatkeqësisht, numri i civilëve që ndërruan jetë është 10, duke përfshirë një familje me pesë anëtarë”, tha Aliyev gjatë ceremonisë së pranimit të kredencialeve të ambasadorit të ri pakistanez në Baku.
Nga ana tjetër, Armenia njoftoi se një autobus me civilë u godit në qytetin Armen të Vardenis nga një dron ushtarak azerbajxhanas.
Ministri i Jashtëm armen është shprehur se Turqia “mbështet luftën”, me anë të përdorimit të mercenarëve me pagesë.
Ndërsa, Rexhep Tajip Erdogan është përqëndruar tek kritikat e vendeve si Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia (tre vendet që krijuan të ashtuquajturin Grupin Minsk, i krijuar në 1992 për të zgjidhur konfliktin), por që deri më tani ende nuk e kanë zgjidhur konfliktin mes dy vendeve.



