Nikaj: Në Tiranë dhe Elbasan ndotja është tej normave. Inceneratorët duhet të përdorin filtra 

Nikaj: Në Tiranë dhe Elbasan ndotja është tej normave. Inceneratorët duhet të përdorin filtra 

Olsi Nikaj, ekspert i çështjeve të mjedisit, tha që në qytete si Tirana dhe Elbasani ndotja është tej normave, në shumicën e stacioneve të monitorimit.

Duke folur në “Mcn Informacion” ai u shpreh se edhe inceneratorët ndikojnë në ndotjen e ajrit pasi janë djegësa, dhe si të tillë duhet të përdorin filtra. 

Kur ne themi ajër i ndotur, do të thotë që një seri parametrash të ajrit janë në intervale të palejueshme. Nëse i referohemi legjislacionit shqiptar të gjithë elementët e ajrit nëse i tejkalojnë këto norma, është i ndotur. Këtu përfshihen deri te grimcat që qëllojnë pezull në ajër, dhe elementët përbërës të ajrit. Vlerësimi i ndotjes së ajrit ka një metodologji të caktuar. Ka zona monitorimi të ajrit, si zonat urbane, natyrore, zonat e mbrojtura. Stacionet e monitorimit japin indikacionet për t’u shprehur nëse parametri X apo Y është tej normave të lejuara. Edhe brenda të Tiranës zona të caktuara...Kryqëzimi i famshëm i 21 dhjetorit ka patjetër një ngarkesë më të lartë, sidomos të grimcave pezull dhe oksideve që dalin nga marmitat e makinat, se sa në një zonë si kodrat e liqenit. Në qytete si Tirana dhe Elbasani, ndotja është tej normave, në shumicën e stacioneve ku zhvillohet monitorimi”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy