MASR shpall thirrjen për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore

MASR shpall thirrjen për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka njoftuar se është shpallur thirrja për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar. Qëllimi i kësaj thirrjeje, sipas Ministres Kushi, është pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra të rinj, si dhe nxitja e leximit tek nxënësit tanë.

Kushi shprehet se: “Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin librat më të përshtatshëm mbi bazën e kriterit të vlerave të tyre formuese dhe edukative, në përshtatje me grupmoshat, kurrikulën shkollore, si dhe  nevojat e kualifikimit të mësuesve”.

Anëtarët e dy bordeve do të përzgjidhen nga aplikantë që janë: pedagogë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të gjuhëve të huaja, të shkencave sociale, të shkencave të natyrës dhe të arteve, kritikë letrarë, shkrimtarë e poetë për fëmijë dhe për të rritur, studiues të letërsisë shqipe e botërore, përkthyes, gjuhëtarë, historianë, didaktë, specialistë arsimi dhe mësues të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të lartë.

Ndërkohë, afati i aplikimit është deri më datë 6 korrik 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy