Mirela Karabina, ish-ministre e Arsimit tha në studion e MCN Informacion se dorëheqja e rektorit të Universitetit të Shkodrës, Tonin Gjuraj dëshmon cenimin e autonomisë universitare.
Është akt për t’u përshëndetur. Një rektor del jashtë radhës së rektorëve që nuk i kemi dëgjuar ndër vite. Rektorët kanë qenë të varur, për aq kohë sa edhe me problematikat që universiteti ka, edhe me protestat e studentëve nuk kemi parë asnjë reagim të rektorëve që fundja ata janë autoriteti kryesor, Akti i Gjurajt dëshmon cenimin e autonomisë universitare, është për t’u përshëndetur.
Taulant Muka, ish-zëvendësministër i Arsimit tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë se arsimi është kapur nga njerëz që nuk kanë lidhje me të.
Është vendim i drejtë, model që duhet ndjekur nga rektorë dhe dekanë të tjerë, për gjendje ku është arsimi. Është kapur arsimi dhe edukimi që nuk kanë lidhje me të. Nuk është vetëm cenimi i autonomisë, është akoma më e rëndë, ka të bëjë me emërimin e njerëzve nga Ministria e Arsimit që kanë pasur të shkuar penale. Është dënuar personi në fjalë, ka qenë disa vite në burg, është e rëndë që njerëz të tillë të futen në universitet.



