Pas datës 20 të çdo muaji, në spitalin e Lezhës ndalohen analizat e planifikuara për shkak të tejkalimit të fondit mujor. Qytetarët përballen me pritje disa mujore ose kosto në privat, ndërsa drejtoria e spitalit thotë se buxheti i akorduar nuk përballon kërkesat në rritje.



