Infektohet dhe vdes nga Covid 32-vjeçari i shtruar te “Shefqet Ndroqi”

Infektohet dhe vdes nga Covid 32-vjeçari i shtruar te “Shefqet Ndroqi”

Një 32-vjeçar nga Belshi ka ndërruar jetë nga koronavirusi ditën e sotme. Mësohet se ai është Alban Hidri, i cili nuk mundi t’ia dalë në luftën me Covid.

Hidri ishte i shtruar prej disa ditësh në Sanatorium, por virusi kishte përparuar duke mos i lënë asnjë mundësi mjekëve.

Mësohet se i riu kishte patur më parë prindërit me koronavirus dhe i shoqëronte për në spital, ku dyshohet se është infektuar edhe vetë.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së së Belshit, Bedri Qypi pasi Hidri ishte sekretar i kësaj partie për fshatin Rrasë.

Ai është një ndër viktimat më të reja të koronavirusit në Shqipëri. Hidri nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

fr

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy