Përplasja për kullën në Shkodër, Beci pret në takim myftiun Sytari (VIDEO)

Përplasja për kullën në Shkodër, Beci pret në takim myftiun Sytari (VIDEO)

Vijojnë të thellohen tensionet në Shkodër, mes Myftinisë, Bashkisë dhe Policisë, pas përplasjeve për ndërtimin e kullës 35-katëshe në qendër të qytetit, ku Myftinia pretendon se po ndërtohet në pronën e saj.

 

Shkak është bërë një tabelë me thënie të profetit Muhamed, kundër grabitjes së pronave, e vendosur tek xhami e Ebu Bekrit.

 

Gazetarja Bendis Druni raportoi për edicionin e lajmeve të MCN TV se gjatë ditës së sotme ka pasur takim mes kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, me Myftiun Muhamed Sytari.

 

Por në përfundim të takimit, Sytari nuk ka pranuar që të japë asnjë deklaratë për mediat.

 

Ndërkohë që edhe pse ishte vendosur brenda rrethimit të xhamisë, tabela me thënien profetike është hequr nga Policia e Shkodrës në një aksion të ndërmarrë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës dhe të drejtuar personalisht nga drejtori i Policisë Vendore, Gentian Berberi.

 

Përfaqësuesit e Myftinisë së Shkodrës e konsideruan veprimin si të paligjshëm, duke u përplasur verbalisht me Policinë.

 

Një tabelë me të njëjtën thënie ishte vendosur fillimisht në trotuar, pranë xhamisë, por u hoq të enjten nga Policia Bashkiake, me pretendimin se ishte vendosur pa leje dhe kishte zaptuar hapësirat publike.

 

Kjo shkaktoi kundërshti nga komuniteti mysliman i Shkodrës, pasi sipas Myftinisë, tabela ndodhej aty prej disa muajsh dhe se institucioni nuk kishte marrë asnjë njoftim apo shkresë paralajmëruese për heqjen e saj.

 

Leja për ndërtimin e kullës 35-katëshe “Hotel Rozafa Tower” u miratua rreth një vit më parë nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Projekti do të ndërtohet në hapësirën e hotel Rozafës, duke e zëvendësuar me një godinë shumëfish më të lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy