Në një kohë kur shumë vende po dalin nga izolimi, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që masat të lehtësohen gradualisht dhe në mënyrë të ngadaltë.
Në konferencën e radhës, OBSH ka theksuar se duhet të jemi vigjilent ndaj rasteve të reja me Covid-19, ndërsa ka vlerësuar bashkëpunimin që kanë treguar të gjitha vendet në botë, për parandalimin e përhapjes së virusit.
Që prej kohës kur Covid-19 u shfaq në provincën e Hubeit, në qytetin e Vuhanit, deri më tani janë infektuar rreth 4.14 milionë banorë dhe kanë vdekur 284 mijë të prekur.



