
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live Arta Dollani është emëruar në krye të arsimit parauniversitar pa garë, por vetëm pse ajo është besnikja e Mirela Kumbaro.
Sipas Zhupës, ajo nuk ka asnjë specializim, apo trajnim në fushën e arsimit.
Arta Dollani është bashkëpunëtorja e ngushtë e Kumbaros në çdo pozicion që ajo ka mbajtur.
Në asnjë vend të botës nuk ndodh. Në Shqipëri bëhet konkurs brenda ditë. Në ditët kur ajo jep dorëheqjen emërohet në krye të arsimit paarauniversitar. Kandidate e vetme, kriteret të qepura me porosi, dhe zgjidhet brenda ditës drejtoreshë.
Do menaxhohet nga një njeri që nuk ka lidhje fare me arsimit. Dollani nuk ka një ditë në arsim. Një specializim, një trajnim. Është e përfshirë në aferat dhe punët e pista të Mirela Kumbaros. Kjo e bën adape për arsimin parauniversitar për Kumbaron.
Nuk kemi vetëm ministra të paaftë, por shoqërohen nga një ekip besnikësh që nuk kanë asnjë cilësi. Ky është shkatërrimi i arsimit në Shqipëri.



