Rriten çmimet e shportës dhe energjisë, Qiraxhi: Protesta, indinjatë qytetare

Rriten çmimet e shportës dhe energjisë, Qiraxhi: Protesta, indinjatë qytetare

Do të zhvillohet sot në orën 17:00, protesta e paralajmëruar kundër rritjes së çmimeve për produktet e shportës, së karburanteve dhe energjisë. Aktivisti Migen Qiraxhi nga studio e lajmeve në MCN TV deklaratat e Arben Ahmetaj i cilësoi si një tërheqje për të shmangur reagimin e qytetarëve.

Ai sqaroi se kjo protestë është një formë e shprehjes së indinjatës së qytetarëve, për këto fenome që po ndodhin. Është një protestë e organizuar nga vetë qytetarët për rritjen e çmimit të bukës, karburanteve, energjisë si dhe për krizën për drejtat e njeriut të cilën e vuajmë prej kohësh.

Deklaratat e Ahmetajt janë një tërheqje pas për të kuptuar që qytetarët të mos reagojnë me protesta, një opsion për të ç’tensionuar situatën. Kjo protestë është një formë e shprehjes së indinjatës së qytetarëve, për këto fenome që po ndodhin. Kështu që në këtë rast individ të shumtë në 17 dalin për të protestuar individualisht, përveç krizës bukës, energjisë, karburante, Shqipëria ka dhe një të krizë të të drejtave të njeriut, ku kemi parë shpesh që qytetarët të dhunohen dhe gjobiten për shkak se protestojë.

Ajo që ne kemi angazhuar në protestë është një protestë e organizuar nga qytetarët për krizat. Sa i përket njoftimit të ambasadës së SHBA është korrektuar ku si fillim tha se ishte e organizuar nga PD. Kjo protestë është protestë pa organizatorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy