Dita Botërore e Talasemisë/ 2400 persona dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë në kohë pandemie

Dita Botërore e Talasemisë/ 2400 persona dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë në kohë pandemie

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se gjatë muajve të pandemisë Mars- Prill, më shumë se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak pavarësisht situatës së vështirë.

Në Ditën Botërore të Talasemisë, ministrja Manastirliu ka drejtuar një apel për të gjithë ata që janë në gjendje të dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, me qëllim përmbushjen e nevojave të tyre.

“Edhe pse në kohë pandemie, nuk është ndalur për asnjë moment dhurimi i gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Më shumë se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak në këtë periudhë të vështirë, por ende ka nevojë për më shumë dhurime vullnetare, një gjest sublim që shpëton jetë!  Sot, në ditën Botërore të Talasemisë, një apel për të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar fëmijët talasemikë dhe këdo që ka nevojë për gjak: Mos nguro, dhurimi i gjakut është i sigurt. Dhuro Gjak, Shpëto Jetë”, apelon Manastirliu në Ditën Botërore të Talasemisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy