Para zgjedhjeve ndërtimet pa leje u rritën me 73%

Para zgjedhjeve ndërtimet pa leje u rritën me 73%

Ndërtimet pa leje mbeten një nga sfidat kryesore për rendin ligjor dhe autoritetin e shtetit. Sipas Institutit të Statistikave, ndërtimi i paligjshëm është ndër veprat penale më të shpeshta, madje në rritje.

Në tremujorin e dytë të vitit, u regjistruan afro 700 çështje penale për ndërtime pa leje, 73% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Me gjithë paralajmërimet e shumta dhe pretendimet për vendosje të ligjshmërisë, ndërtimet pa leje nuk po frenohen, raporton "Scan".

Në tremujorin e dytë të këtij viti, një faktor me ndikim kanë qenë zgjedhjet, që, në perceptimin e shoqërisë shqiptare, shoqërohen me ulje të kontrollit dhe trysnisë së autoriteteve për zbatimin e ligjit.

Me sa duket, kjo ka shtyrë një numër në rritje të individëve të ndërtojnë në shkelje të ligjeve.
Situata problematike është pranuar edhe nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, që vetëm pak ditë më parë shkarkoi të gjithë inspektorët në qarqet e Lezhës dhe të Shkodrës.
Ligjërisht, ndërtimet pa leje nuk mund të përfshihen më në skemën e legalizimeve, megjithatë, mentaliteti i fituar nga mbi 25 vjet të mungesës së autoritetit ligjor në kontrollin e territorit po rezulton i vështirë për t’u ndryshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy