Aksioni për hapësirat publike në Tiranë, qytetarët ankohen për inertet (VIDEO)

Aksioni për hapësirat publike në Tiranë, qytetarët ankohen për inertet (VIDEO)

Në muajin korrik të 2025-ës, qeveria shqiptare mori vendimin për lirimin e hapësirave publike. 

 

Kryeministri i Shqipërisë nisi aksionin e videove në faqen e tij zyrtare, nga Thethi, Tirana dhe në gjithë qytetet e vendit, por edhe Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

 

Gazetari i Ersid Karaj ka nisur një vëzhgim të një segmenti në zonën e Tiranës për të treguar pasojat e këtij aksioni. 

 

Në zonën e “Ali Demit”, tek “Pallati me Shigjeta” dhe në zonën pranë “Sheshit Ëillson” ka ende inerte poshtë pallateve dhe lagjeve. Në zonën e “Ali Demit” është ankuar edhe një qytetare (Fiqërete Disha), e cila ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me pallatin ku jeton, sepse inertet që janë shkatërruar pallatit ku ajo jeton, janë ende aty dhe nuk janë hequr, por sipas saj, kjo gjë e ka shqetësuar jo vetëm atë, madje gjithë banorët e tjerë.

 

Pasi vëzhguan këto situata në terren ekipi i emisionit “Xhadat” në MCN TV, iu drejtuan bashkisë së Tiranës, ku specialisti i bashkisë, Artan Senka u shpreh se mund të bëjnë kërkesën për informacion me email. 

 

Ato i thanë që ose të dalë dikush të flasë për rastin ose ta lihet shënim kërkesa. Ai tha se duhet të kesh vulë nga institucioni dhe nuk lejohet të futesh brenda. 

 

Më pas ai tha se “po ju lajmëroj zëdhënësin e medias t’ju takojë”, dhe kur u kthye kishte në dorë një copë letër, ku në të ishte shkruar emaili i bashkisë, info@tirana.al. 

 

“Xhadat” ia dërguan kërkesën me email, por mesa duket kryeministri Rama duhet të japë një tjetër urdhër kësaj radhe, për lirimin e hapësirave publike nga inertet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy