Media shtetërore raporton se Kim Jong Un shfaqet në publik

Media shtetërore raporton se Kim Jong Un shfaqet në publik

Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se udhëheqësi Kim Jong Un u shfaq në publik pas më shumë se 20 ditësh.

Gjatë këtyre ditëve kishte spekulime mbi gjendjen shëndetësore të tij, ku u raportua se Kim iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas agjencisë koreane të lajmeve, kreu i shtetit mbajti një deklaratë në publik në datën 1 maj me rastin e ditës ndërkombëtare të punëtorëve.

Media shtetërore publikoi edhe një foto të diktatorit gjatë ceremonisë së përurimit.

Fotografia tregon se ai është duke prerë një shirit të kuq, me motrën e tij Kim Yo-jong pas tij. Por vërtetësia e fotos është e dyshimtë për faktin se kur është bërë.

"Fabrika do të përfaqësojë një zhvillim historik në industrinë e plehrave të vendit tonë, do të jetë një revolucion i lavdishëm dhe një shfaqje e shkëlqyeshme e potencialit të madh ekonomik të kombit tonë" tha Kim, sipas medias shtetërore.

Por CNN shkruan se nuk është vërtetuar ende nëse ky informacion është i saktë apo jo. Edhe për fotografitë e publikuara nuk dihet nëse ato janë aktuale apo foto të vjetra.

Për këtë, edhe Presidenti Donald Trump refuzoi ta komentonte. Gjatë një konference për shtyp gjatë së premtes, ai shprehet se nuk është koha e duhur për të folur.

“Do preferoja që të mos e komentoja akoma për situatën rreth Kim Jong Un. Ne do të kemi diçka për të thënë kur të vijë momenti i duhur”, deklaroi Trump.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy