Avokati i Popullit rekomandim bashkive: Objektiva për komunitetin rom dhe egjiptian

Avokati i Popullit rekomandim bashkive: Objektiva për komunitetin rom dhe egjiptian

Avokati i Popullit rekomandon avancimin e të drejtave për komunitetet rome dhe egjiptiane në Shqipëri.

Institucioni i Avokatit të Popullit u ka rekomanduar Bashkive mbi bazë qarku, hartimin dhe miratimin e dokumenteve strategjikë në nivel vendor (planeve vendore të zhvillimit), me qëllim përcaktimin e objektivave dhe parashikimin e marrjes së masave konkrete, në përputhje me bazën ligjore ekzistuese në fuqi, në frymën e luftës ndaj “antixhipsizmit” dhe për realizimin e procesit të integrimit real të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, që jetojnë në territorin administrativ të administruar nga ana ana e këtyre Bashkive.

Avokati i Popullit deklaron prej kohësh u ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të shtresave të cenueshme dhe komuniteteve në risk, në ushtrim të mandatit kushtetues për parandalimin e shkeljes, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Qëllimi e vizioni ynë institucional, por dhe prioriteti i punës sonë në këtë drejtim ka qenë dhe mbetet monitorimi i gjendjes së jetesës së komuniteteve Rome dhe Egjiptiane të vendosura në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe masat e marra për plotësimin e nevojave bazike dhe përmirësimin e qëndrueshëm të jetesës së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy