Dita Ndërkombëtare e Kancerit të Fëmijëve festohet çdo vit me 15 shkurt për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të shprehur mbështetjen për fëmijët me kancer.
Dita Botërore e Kancerit festohet që nga viti 2002 me iniciativën e Konferencës Ndërkombëtare të Shoqatave të Prindërve me fëmijë të sëmurë nga kanceri. Që atëherë kjo ditë shënohet në 88 vende duke përfshirë edhe vendin tonë.
Çdo vit, më shumë se 400,000 fëmijë dhe adoleshentë nën 20 vjeç diagnostikohen me kancer. Shkalla e mbijetesës varet nga rajoni, me 80% mbijetesë në shumicën e vendeve me të ardhura të larta, por vetëm deri në 20% në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Qëllimi i synuar i Iniciativës Globale të Kancerit të Fëmijërisë në OBSH është të eliminojë të gjitha dhimbjet dhe vuajtjet e fëmijëve që luftojnë kancerin dhe të arrijë të paktën 60% të mbijetesës për të gjithë fëmijët e diagnostikuar me kancer në mbarë botën deri në vitin 2030.
Kanceri tek fëmijët është shumë i rrallë dhe me një sërë manifestimesh klinike.
Nëse diagnoza vendoset në kohën e duhur, shkalla e shërimit është e lartë: trajtimet moderne e bëjnë mbijetesën dhe rikuperimin e zgjatur të mundshëm për shumë kancere të fëmijërisë.



