KMSH: Rinis aktiviteti fetar në të gjitha xhamitë e vendit me masa që duhet të zbatohen nga besimtarët

KMSH: Rinis aktiviteti fetar në të gjitha xhamitë e vendit me masa që duhet të zbatohen nga besimtarët

Pas bllokimit dy-mujor nga koronavirusi, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit.

Përmes një letre drejtuar të gjitha myftinive në vend KMSH bën të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë. Gjithashtu KMSH në këtë letër ka bërë të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.

Postimi i KMSH

“Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, ka marrë vendim për rifillimin e aktivitetit fetar nëpër xhamitë e të gjithë vendit në bazë të protokollit të mëposhtëm. Protokolli i masave:  Dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi.

• Marrja e abdesit në shtëpi.

• Mbajtja e maskës dhe e dorezave.

• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.

• Mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve.

• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.

• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

• Nuk lejohen grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç.

• Ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj…

• Hytbeja të mos jetë më shumë se 10 minuta.

• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup. Ngarkohen të gjitha myftinitë për zbatimin e këtyre masave. Gjithashtu urdhërohen të gjitha myftinitë që të marrin masat e nevojshme për faljen e namazit të Fitër Bajramit nëpër xhami, duke respektuar të njëjtin protokoll. H. Bujar Spahiu Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”,  thuhet në njoftim e KMSH.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy