Qyteti i Durrësit është bërë gati për natën e ndërrimit të viteve, ku nuk mungojnë as turistët e huaj.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për MCN Live se tregu agro-ushqimor në qytet ka lëvizje.
Durrësi nga njëra anë ka festimet tradicionale pranë familjes, dhe pjesa tjetër atë festive në lokale.
Turistët e huaj, 90% e tyre kanë zgjedhur Durrësin për darkën tradicionale, me ushqimet tipike, përsheshin me gjel, bakllavanë, etj.
Në darkë nuk do të ketë koncert festiv, çka e bën më të vakët atmosferën. Nga ana tjetër të moshuarit thonë se do të jenë të kufizuar në shpenzime.



