Protesta e të rinjve në dyert e Gjykatës së Tiranës është filmuar nga kamerat e MCN përgjatë javës. Ata thonë se duan të paraprijnë një aferë korruptive dhe shoferi që aksidentoi për vdekje shokun e tyre Enjo Saliaj më 2 shkurt të këtij viti të marrë dënimin maksimal. Por çfarë ndodh në Sallën e gjyqit? Fact Check ka mundur të mësoj se në pranga për këtë aksident vazhdon të jetë Sildi Krashi. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit me pasojë vdekjen. Para togave të zeza Krashi ka shprehur pendesë për ngjarjen duke iu kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës. Enjo Saliaj, po udhëtonte atë mbrëmje me motor elektrik, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin. Krashi mundi të arrestohej disa orë më vonë nga Policia Rrugore pasi u largua nga vend ngjarja duke braktisur edhe mjetin e tij. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet ndërsa çështja ndaj shoferit Krashi tashmë ka kaluar për gjykim dhe gjykohet nga gjyqtarja Marinela Osmani.



