INSTAT: Në pesë muaj, mbi 1 milion vizitorë të huaj në Shqipëri

INSTAT: Në pesë muaj, mbi 1 milion vizitorë të huaj në Shqipëri

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj janë rritur ndjeshëm në pesë muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës, vit të fillimit të pandemisë Covid-19.

Rritja e vizitorëve shqiptarë, sipas Institutit të Statistikave në Shqipëri (INSTAT), përllogaritet me rreth 13 herë. Ndërkohë ajo e të huajve, me mbi 20 herë.

Shpjegimi i kësaj rritjeje nga INSTAT-i është për shkak të lehtësimit të masave të vendosura kundër virusit.

Gjatë pesëmujorit të parë të 2021-shit, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri, është prej 1 milion e 83 mijë e 538. Rritja me të njëjtën periudhë të një viti më parë, është prej 1.8 herësh.

Ndër vendet me rritjen më eksponenciale, është Polonia, me 4.5 herë më shumë vizitorë se sa viti i shkuar në Shqipëri. Rritje kanë shënuar edhe vizitorët nga Zvicra, me 3.2 herë.

Nga Greqia ndërkohë, kanë ardhur në Shqipëri 68.9% më pak vizitorë. Nga Anglia janë 36.8% më pak. Të gjitha këto shifra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në shifra konkrete, vizitorët nga Kosova mbajnë numrin më të lartë të hyrjeve, me mbi 525 mijë në pesë muaj. Ata ndiqen nga maqedonasit, me mbi 166 mijë. Nga Mali i Zi kanë ardhur mbi 123 mijë vizitorë dhe mbi 60 mijë janë italianë.

Nga të gjitha këto vende, numri i vizitorëve drejt Shqipërisë ka shënuar rritje. Rritje kanë edhe vizitorët nga Gjermania, Spanja dhe SHBA-të. Ulje, ndërkaq, ka vetëm nga vizitorët grekë.

Arsyeja kryesore e hyrjeve në Shqipëri ka qenë ajo e pushimeve. Një pakicë kanë udhëtuar edhe për biznes.

Numri i shtetasve shqiptarë të ardhur ka po ashtu një rritje të lehtë. Rreth 1 milion e 150 mijë shqiptarë kanë hyrë në Shqipëri në periudhën janar-maj 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy