Të paktën 60 punonjës fasonerie kanë protestuar të enjten në qytetin e Korccës përpara Drejtorisë së Tatimeve, për shkak se iu është refuzuar paga e luftës.
Mësohet se pasi nuk janë paguar prej dy muajsh nga pronari i fasonerisë dhe janë lajmëruar se nuk e përfitojnë pagën e luftës, punonjësit kanë dalë në protestë.
“Nuk do vdesim nga korona por do të vdesim nga e pangrëna. Ku të vemë neve. Jemi rreth 60 veta. Jemi nxjerrë në rrugë të madhe. Të vërë shteti dorë. Kërkoj pagën e luftës dhe t’i vërë kusht atij që të paguajë sigurimet. Do ta marr sezbën”, u shpreh një nga punonjëset.
Sot në mëngjes përgjegjësi i fasonerisë i ka kërcënuar këta punëtore se do largohen nga puna nëse protestojnë.



