Urdhri i Stomatologut i bën thirrje stomatologëve të mbyllen klinikat

Urdhri i Stomatologut i bën thirrje stomatologëve të mbyllen klinikat

Urdhri i Stomatologut i ka bërë thirrje të gjithë stomatologëve të mbyllin klinikat deri në datë 3 prill, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Ju bëjmë thirrje te gjithe mjekëve stomatologë si dhe personelit të klinikave dentare që të mbyllin shërbimin dentar deri më datën 3 Prill 2020. Shërbimet e urgjencës dentare të kryhen vetëm konform Protokollit të O.B.SH”, shkruhet në njoftimin e Urdhrit të Stomatologut Shqiptar në Facebook.

Këto masa vijnë në vazhdën e pezullimit dhe mbylljes së një sërë aktivitetsh që nga ato fetare dhe argëtuese në lokale, pube, muze dhe qendra kulturore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy