Alarmi i Kuq i motit të keq është ndezur edhe në Liguria, ku ka patur përmbytje të mëdha. Erë deri në 100 km në orë dhe rrëshqitje dherash ka patur në zonën e Bergamos.
Prej reshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjve është pezulluar transporti hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve në linjën Torino-Milano.
Mot i keq ka goditur edhe pjesën Jug Lindore të Francës ku rezultojnë të zhdukur të paktën 12 persona dhe 2 kanë humbur jetën.
Në terren janë mobilizuar 700 zjarrfikës kurse helikopterët e ndihmës së shpejtë nuk mund të ngrihen për shkak të kushteve atmosferike.



