Kryeqyteti është bosh prej së shtunës në mesditë, pas masave drastike të qeverisë që për 48 orë asnjë qytetar të mos dalë jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin, jashtë shtëpisë së tij.
Ne intervistuam një të moshuar, i cili pavarësisht izolimit zgjodhi të thyejë rregullin për të ndenjur në shkallën e pallatit për të konsumuar një gotë raki.
Masat për t'u furnizuar me ushqim deri të hënën i ka marrë, edhe pse pamundësia për të patur dikë më të ri në familje e detyron atë të dalë jashtë për të marrë pensionin.



