Firmat private demtojn rrjetin e enrgjisë elektrik në Tirane e Shkodër

Firmat private demtojn rrjetin e enrgjisë elektrik në Tirane e Shkodër

Dy firma private kanë demtuar fidrat dhe transfomatorë duke sjellë mungesë të energjisë elektrike për qytetarët.  OSHEE në një deklaratë për media tregon dy raste ku kompani private në Shkodër dhe Tiranë, kanë goditur fidrat.

Rasti i parë sipas OSHEE është shënuar në Shkodër, ku firma private “Karl Gega” dëmtoi dy fidrat e tensionit të mesëm 20 kV, 14 dhe 17, duke sjellë më pas djegien e tre transformatorëve.  Ky dëmtim nga firma private shkaktoi ndërprerjen e energjisë në qendër të qytetit Shkodër, konkretisht në lagjet “Manush Alimani”, “Parruc”, “Shirok Zogaj” dhe “Ndoc Mazi”.

Ndërsa rasti i dytë u shënua sërish në Tiranë, ku firma private “Kronos” dëmtoi kabullin e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 329 të n/St Selitë. Pas plotësimit të procesverbalit, OSHEE mori masa të menjëhershme, duke rikthyer energjinë elektrike brenda 15 minutash falë lidhjes unazore me fiderin C7 të N/st Traktora, duke sjellë normalizim të situatës për zonat, pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”, “Rruga e Kavajës”, “Nikolla Lena”, “Adem Kruja”, “Besim Imami”, “Myslym Shyri” dhe pranë shkollës “Vasil Shanto”.

Për të dy rastet OSHEE ka denoncuar direkt në polici, e cila po kryen veprimet hetimore ndaj dëmit të shkaktuar.

OSHEE bën me dije se nga rënia e zjarrit në katin e 10-të të një pallati tek Instituti i Higjienës, gjë që e detyroi të stakonte për pak minuta energjinë elektrike për zonat përreth vendngjarjes, si masë sigurie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy