Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit

Nis firmosja e peticionit për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe qytetarë të shumtë kanë nisur firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ashtu siç ishte dhe në vendin ku ishte.

Një gjë e tillë është premtuar edhe nga opozita, e cila ka deklaruar se kur të vijë në pushtet do të rindërtojë teatrin ashtu siç ishte, por me parametra modern.

Aleanca për Mbrojtejen e Teatrit ka thirrur sot një protestë në orën 17:30. Disa minuta para nisjes së saj forcat e policisë janë mobilizuar në hyrje të pedonales në Bulevardin Zogu i Parë ku priten të mblidhen protestuesit.

Në pamjet nga vendi ku do të mbahet protesta tregojnë një numër më të ulët të forcave të policisë në krahasim me ditën e hënë.

Burime në media raportojnë për rreth 300 forca policie. Ndërkaq janë moblizuar gjithashtu edhe autobotët me ujë dhe forcat speciale të cilat do të vëzhgojnë nga taracat e godinave përreth.

Aktivistët kanë nistur të vendosin gjithashtu banderolat. Ajo që bie në sy është rrethimi i pjesës së hyrjes së pedonales me një shirit ku shkruhet “skenë krimi”.

Në postera të tjerë ironizohet kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy