Koloredo Cukali: Në Shqipëri po instalohet një diktaturë

Koloredo Cukali: Në Shqipëri po instalohet një diktaturë

Analisti Koloreta Cukali të enjten është shprehur se në Shqipëri po instalohet një diktaturë për të cilën është shumë e nevojshme të flitet.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT, Cukali nënvizoi se si mundet të arrijë një vend të kalojë në diktaturë, pasi një kapërcim i tillë, pikësëpari fillon njëherë në shtëpi, fillon tek familja politike.

Ne nuk mund të presim nga një lider, i cili e trajton partinë e vet politike në mënyrë diktatoriale dhe nuk mund të presim që ai t’a trajtojë Shqipërinë si Danimarkë. Nëse lideri partinë e vet e sundon me thundër, pa votë dhe me lista të mbyllura eleminon të gjitha kapacitetet politike që ka partia, duke eleminuar këto kapacitete ai mbetet vetëm një i vetëm dhe të gjithë njerëzit me integritet edhe politik por edhe njerëzor largohen nga partia pasi nuk kanë mundësi të kontribuojnë më, pasi është pushteti i njëshit pushtet absolut”, tha ai.

Sipas tij, nëse një njeri është i dhunshëm në familjen e vet, do të jetë i tillë edhe në fabrikën që ndërton, në dyqanin, partinë apo shtetin që drejton.

Pra, janë modele që shumfishohen dhe zmadhohen. Ne duhet t’a zgjidhim diktaturën brenda partive politike në mënyrë që të eleminojmë diktaturën më të madhe, atë të shtetit, pra trajtimin totalitar të shtetit. Unë jam shumë i interesuar që ai modeli danez të miratohet, pasi ndihmon shumë në hapjen e partive. Ai do i shëronte partitë”, deklaroi Cukali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy