Platforma SMIP/ Kushi: Prindërit mund të informohen rreth fëmijëve në kohë reale

Platforma SMIP/ Kushi: Prindërit mund të informohen rreth fëmijëve në kohë reale

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e ka nisur këtë ditë të enjte me promovimin e platformës digjitale SMIP, nëpërmjet një videoje që pasqyron detajet për prindërit e nxënësve.

Platforma digjitale SMIP tani ju vjen në ndihmë për t’u informuar në kohë reale në mënyrë të detajuar, kudo dhe kurdo, mbi notat, mungesat, sjelljen apo aktivitetet jashtëshkollore të fëmijëve tuaj.

Mjafton të shkarkoni aplikacionin SMIP në telefonin tuaj dhe ndiqni hapat e shpjeguara në video për çdo detaj.

Hyrja në këtë platformë bëhet me kredencialet që përdoren në portalin e-Albania. Pasi klikohet butoni vazhdo, shfaqet emri i fëmijës apo fëmijëve përkatës, ose e atyre që janë nën kujdestari ligjore.

Në SMIP prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të informohen në mënyrë të detajuar jo vetëm për notat, mungesat dhe sjelljen e fëmijëve të tyre, por edhe për aktivitetet jashtëshkollore dhe aktivitetet jashtë-kurrikulare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy