
Banorët e disa banesave tek Liqeni i Thatë në kryeqytet janë përplasur me forcat e policisë dhe të Inspektoratit Ndërtimor për të penguar prishjen e shtëpive të tyre. Ndërkohë njëri nga fëmijët e familjes Peti hipi mbi çatinë e shtëpisë për të penguar shembjen. Situata zgjati për rreth 2 orë.



