Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një aksion kontrolli në tregun e Milotit, ku ka konstatuar një individ që tregtonte mish derri në kushte të papërshtatshme. Sasia e mishit, rreth 75.8 kilogramë, është bllokuar dhe asgjësuar nga autoritetet, ndërsa subjekti përgjegjës është ndëshkuar me gjobë.



