Një objekt pa leje i cili kishte bllokuar rrugën për te pallati i kompanisë “Arlis” që u përfshi nga zjarri pak ditë më parë është shembur.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, ka shembur objektin pa leje të një farmacie.
Ky objekt tërhoqi vëmendjen, pasi ditën e zjarrit masiv, zjarrfikësja nuk kalonte dot për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit.



