“Xhadat”-Denoncimi i banorit në Bilaj të Fushë Krujës: Bashkia na ka lënë pa investim, kushëriri bllokon rrugën

“Xhadat”-Denoncimi i banorit në Bilaj të Fushë Krujës: Bashkia na ka lënë pa investim, kushëriri bllokon rrugën

Në emisionin “Xhadat” ka mbërritur një denoncim nga qytetari Eglant Skura, i cili ka ngritur shqetësimin e rrugës së amortizuar të fshatit. Ekipi i emisionit pa gjendjen e rrugës e cila ishte shumë e prishur, ku me zor kalohej me makinë, po ashtu edhe në këmbë. 

 

Gjithashtu, përmbytjet e fundit që ndodhën në Shqipëri rrugën e fshatit Bilaj të Fushë Krujës e kishte shembur lumi Ishëm. Dhe sipas banorit Eglant Skura, ata kishin përveshur vetë mëngët dhe kishin mbushur me dhera pjesët ku kishte pasur shembje përgjatë lumit. 

 

Edhe një tjetër djalë i ri u shpreh se e kishte të vështirë kalimin e rrugës kur nisej çdo mëngjes në punë. Ata u shprehën se janë ankuar disa herë në bashki dhe në Njësinë Administrative Fushë Krujë, por nuk kanë investuar aspak. Më tej banori, Eglant Skura u shpreh se ata kanë pasur edhe një rrugë alternative tjetër e cila ishte rrugë ku kalonin banorët e zonës, por ajo është e bllokuar nga një kushëri i tij, me të cilin kishte pasur edhe një proces gjyqësor. 

 

Më tej “Xhadat” kaluan tek rruga alternative, ku banori u shpreh se kanë kaluar shumë vite më parë, por që qëndron e bllokuar një pjesë e rrugës mu në mes me të mbjella me mollë dhe bimë të ndryshme, sepse kushëriri pretendon se e ka pronën e vet, dhe banorët e tjerë kalojnë tek rruga buzë lumit Ishëm për të shmangur zaptimin, që sipas tij rruga nga lumi është rreth 2 km, ndërsa kjo alternative është veç 500 metra nga rruga kryesore e fshatit Bilaj.

 

“Xhadat” shkojnë edhe njëherë në krahun tjetër ku ishte rrethuar rruga, dhe aty panë të njëjtën situatë, pra ajo që shihet me sy të lirë, nga vijë e drejtë rruge, ishte rrethuar një pjesë mu në mes. 

 

Më pas i drejtohen shtëpisë ngjitur me pronën e rrethuar dhe aty iu del një zotëri i cili me një sjellje aspak normale iu thërriti duke iu thënë uleni kamerën. Më pas largohet dhe ata e pyesin duke ikur se cili e ka këtë pronën e rrethuar këtu. Ai thotë njëherë se është e imja dhe largohet. 

 

Më pas gazetari Ersid Karaj i thotë se zoti Eglant Skura ka ngritur një shqetësim dhe nëse ju nuk flisni për tu ballafaquar do dilni ju keq në emision. Zotëria kthehet dhe më pas i thotë se kush e ka pronën. Ai tha se kjo nuk bëhet më rrugë sepse sipas tij, ishte prona e tij dhe rrugë familjare, madje, tha se ishte tokë babë-gjyshi dhe kjo nuk bëhej rrugë, por gazetari i kërkoi dokumentet nëse ato që deklaronte i kishte të vërteta. Ndërsa për kopshtin e rrethuar tha se e kishte vëllai, por që nuk e kishte banesën aty, por pak më lartë.

 

Eglant Skura për “Xhadat” tregon vendimin e gjykatës së rrethit Krujë në vitin 2019, ku kushëriri, Mhill Skulla dënohet me 3 muaj burg për veprën penale “pushtim i tokës”, që i ka bërë 4 muaj shërbim prove.

 

Gazetari shpjegon së bashku me Eglant Skurën vendimin e gjykatës së rrethit Krujë të vitit 2019, ku gjykata kishte shpallur fajtor me veprën penale z.Mhill Skura për “pushtim të tokës” dhe dënim me 3 muaj burg, ku këtë e ka shlyer me 4 muaj shërbim prove. Eglant Skura tha se ky vendim është ankimuar në Apel nga z.Mhill Skura, por sipas tij, gjykata Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e 2019-tës.

 

Gazetari me denoncuesin i drejtohen banesës së zotit Mhill Skura, ku pasi trokitën disa herë nuk u përgjigj njeri, më pas i drejtohen hyrjes tjetër, sepse kishte dy hyrje për në banesë. Aty iu del bashkëshortja e zotit Mhill Skura, e cila në fillim refuzojë të flasë, por doli për t’u përballuar. Ajo po mohonte çdo fakt që ky gjyq ishte i vërtetë, madje akuzonte Eglant Skurën sikur i kishte falsifikuar, po ashtu deklaronte se ishte tokë e tyre dhe jo rrugë, sepse sipas saj ajo ka pas punuar me duart e veta ndër vite tek ai kopsht. 

 

Megjithatë gazetari, ia hodhi poshtë akuzat e saj duke i kërkuar vendimin e gjykatës së Apelit, madje duke i kërkuar edhe dokumentet e pronës që pretendon se i kishin. Por zonja deklaronte më pas se me këto gjëra është marrë burri dhe se nuk dinte gjë. (Zonja kishte dijeni për gjithçka, por nuk i pranonte të vërtetat, nuk e dimë për çfarë arsye).

 

Eglant Skura thotë në fund se ky ishte Gjyqi Penal i fituar, ndërsa për Gjyq Civil që të kërkohet lirimi i pronës me vendim gjykate nuk ka bërë ende sepse nuk i mjaftojnë paratë. Dhe çështja ka mbetur me kaq: Me një zotëri të dënuar, i cili vazhdon ta gëzojë pronën e tij të zaptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy