Besimtarët të hënën kthehen në Kishë, por me rregulla të reja

Besimtarët të hënën kthehen në Kishë, por me rregulla të reja

Nisur nga kjo e hënë, besimtarët katolikë do rikthehen në kisha, por vendimi vjen me rregullat e reja.

Dezinfektimet e ambienteve të kishës dhe ajrosja e tyre është kërkuar si kusht nga ekspertët, ndërsa Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masaffra rikujton distancat fizike.

Të respektohet distanca, që është të paktën 1-1,5 metra. Por personat që janë të së njëjtës familje mund të rrinë së bashku. Nuk do të japim dorën por mund të japim një buzëqeshje apo urim, pa u prekur me dorë.Meshtarët të parapëlqejnë kremtimet jashtë, kur e mundëson koha dhe të kihet parasysh që vendi i ujit të bekuar të jetë i zbrazur. Edhe kungimi të jepet në dorë. Edhe pse ka pasur kundërshtime, u kam thënë që fillimisht kështu bëhej kungimi, më pas, në Mesjetë, filloi të jepej në gojë”, tregon Masaffra duke treguar se kanë ndryshuar edhe elementët e ceremonive fetare.

Situata e pandemisë ka bërë që për më shumë se 2 muaj besimtarët katolikë të qëndrojnë larg objekteve të kultit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy