Urdhri i Psikologut-Komitetit Teknik të Ekspertëve: Vaksinoni edhe psikologët

Urdhri i Psikologut-Komitetit Teknik të Ekspertëve: Vaksinoni edhe psikologët

Urdhri i Psikologut në Shqipëri i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komitetit Teknik të Ekspertëve që të nisë sa më parë procesin e vaksinimit kundër pandemisë së koronavirusit edhe për psikologët.

Në letrën dërguar drejtueses së këtij Komitetit, zv.ministres së Shëndetësisë Mira Rakacolli shkruhet se psikologët po e ushtrojnë profesionin, duke u përballur me rrezikun e infektimit për shkak të kontaktit të drejtëpëdrejtë me pacientët e tyre.

Po ashtu në letër, nënvizohet se psikologët njësoj si bluzat e bardha përballen me rrezikun e infektimit pasi një pjesë e tyre shërben edhe në spitalet e COVID.

“Në kushtet kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, do të kërkonim nga ana juaj që një vëmendje e veçantë të mbahet edhe për punonjësit psikologë të cilët aktualisht po e ushtrojnë profesionin, duke u përballur me rrezikun e infektimit, për shkak të kontaktit të drejtëpëdrejtë me individët, ndaj të cilëve ofrojnë shërbimin e tyre. Siç ju jeni tashmë në dijeni, psikologët kanë dhënë e po vijojnë të japin një ndihmë të çmuar në përballjen me pandeminë. Ne nuk kemi ndaluar asnjë ditë së ofruari shërbimin madje edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë. Psikologët sikundër punonjësit e shëndetësisë dhe mësuesit, përballen me të njëjtat rrezikshmëri, për t’u infektuar dhe kjo jo vetëm për ata psikologë, të cilët kanë qenë pjesë e Qendrave Spitalore COVID, por edhe të gjithë profesionistët e tjerë psikologë,”– thuhet ndër të tjera në kërkesën drejtuar komitetit Teknik të Ekspertëve.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy