Rindërtimi/ Rama: Shpronësimi të konvertohet me njësi banimi diku tjetër

Rindërtimi/ Rama: Shpronësimi të konvertohet me njësi banimi diku tjetër

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Kuluturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka prezantuar planin e rindërtimit në Krujë.

Në një takim të zhvilluar online ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë së Krujës, i cili u shpreh se është gati plani i shpronësimeve dhe nisja e prishjeve të objekteve të dëmtuara.

Ndërkohë, ministrja Margariti u shpreh se do jenë dy lagje të reja me një hapësirë ndërtimi prej 57 mijë e 737 m2 e do të strehohen 370 familje.

Rama, pasi u njoh me planin tha se nuk do të jetë vetëm një mundësi akomodimi për qytetarët, por do të bëhet dhe një transformim i zonës.

Më tej, kreu i qeverisë u tha ministrave dhe kreut të bashkisë që kur të shpronësojnë qytetarët, mos të japin para në duar, por ta konvertojnë me njësi banimi ose traull diku tjetër.

“Ofertën e parë të këtyre që janë në të drejtën e tyre, subjekt i marrjes së një pagese për pronën. Duhet t’ua bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do të humbasin në objekt apo hapësirë të caktuar, t’u propozohet që t'a marrin kompensimin nga ndërtimi, një hapësirë të mirë dhe të favorshme. Edhe për të shmangur shpenzimet e tepërta dhe për ata vetë që të kenë mundësi që të fitojnë një pasuri të patundshme dinjitoze. Nëse nuk duan, ne do procedojmë me procedurën ligjore të shpronësimit”, tha Rama.

Plani i prezantuar do të strehojë 370 familje që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit që shembi mijëra banesa e mori 51 jetë njerëzish.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy