Demografi Arjan Gjonçaj, i ftuar në studion e MCN Informacion, tha se emigracioni ka qenë faktori më ndikues në tkurrjen e popullsisë.
Ai theksoi se përmirësimi ekonomik mund të ndalë këtë trend dhe të sjellë një rikthim të mundshëm të popullsisë.
Projeksionet e demografëve përfshirë dhe ato të OKB-së janë të sakta në 10-20 vitet e ardhshme, pas saj është e vështirë të parashikohet.
Ai projeksioni është për t’u konsideruar në 10-15 vitet e ardhshme. Faktorët që përcaktojnë rënien e popullsisë si lindshmëria, vdekshmëria dhe emigracioni ndryshojnë me kalimin e kohës. Për lindshmërinë, faktorët e lindshmërisë ndryshojnë, gjendja ekonomike mund të ndryshojë, perspektiva e Shqipërisë mund të ndryshojë, dëshira e çifteve të reja mund të ndryshojë.
Ai që e ka përcaktuar rënien e popullsisë së Shqipërisë ka qenë emigracioni, faktori kryesor në 30 vitet e fundit. Është faktori përcaktues i uljes së popullsisë.
Shenjat janë që me përmirësimin e ekonomisë në fillim do të kemi një ndalim dhe më pas ndoshta një rikthim të popullsisë në Shqipëri.
Sa i përket sterilitetit nuk shoh ndonjë problem. E kanë nxjerrë ata si fakt që po ta shtysh lindën e parë, me moshë shanset për të lindur reduktohen në krahasim me moshën 20 vjeçare. Nuk besoj se është kjo arsye kryesore.
Nuk besoj se qenia infertile e femrave të jetë faktor kryesor në përcaktimin e lindshmërisë. Në përcaktimin e lindshmërisë faktori kryesor do të mbetet dëshira e çifteve për të pasur fëmijë.
Sipas Gjonçajt në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera ka shpresë për rritje të lindshmërisë.
Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera ka shpresë për rritje të lindshmërisë sepse akoma të rinjtë duan të kenë fëmijë. Problemi është nëse janë kushtet për të pasur fëmijë.



