Raundi dytë i pranimit në universitete, në dispozicion Portali i Klasifikimit

Raundi dytë i pranimit në universitete, në dispozicion Portali i Klasifikimit

Për të gjithë ata maturantë që do të vijojnë aplikimet në universitete në raundin e dytë, tashmë ministria e Arsimit vë në dizpozicion sistemin online “Portali i klasifikimit”.

Ky sistem u prezantua nga ministrja Nikolla në një takim me rektorë dhe maturantë.

Nikolla tha se, “Raundi i dytë i aplikimeve fillon në 23 shtator, por fillon në një situatë të re që ka krijuar përmbyllja e raundit të parë të regjistrimeve. Ndryshe nga sistemi i mëparshëm që vendoset kompjuteri pa i dhënë mundësinë askujt të mësonte nga ky proces për zgjedhjet që kishte bërë për e aq më pak të ndërronte preference, tashmë sistemi ofron një trasparencë më të madhe, por edhe mundësinë për të ndryshuar preferencë. Maturantë, keni të gjitha mundësitë që të rivlerësoni zgjedhjen tuaj falë transparencës së raundit të parë dhe të mundësoni që merita dhe preference të jenë fituese”.

“Për ju që do të vijoni garën për kuotat e lira në universitete publike, ministria e Arsimit vë në dispozicion sistemin online “Portali i klasifikimit”. Portali do të jetë i disponueshëm edhe nga telefoni. Ju do të logoheni me ID e maturantit, do të konsultoni rezutatet e arritura në raundin e parë dhe nëpërmjet këtij informacioni do të keni më shumë mundësi për të përllogaritur mundësitë zgjedhjet për degët ku mund të aplikoni përpara se të nisni aplikimin e raundi të dytë. Në përfundim të raundit të dytë po nëpërmjet portalit do të merrni në kohë reale rezutlatin e renditjes sipas preferencave të përzgjedhura në raundin e dytë. Procesi i lëvizjes së kuqe do të sinkronizohet në rang kombëtar nëpërmjet sistemit online pas çdo regjistrimi që ju do të kryeni pranë sekretarive në universitet. Ky sistem do të shkurtojë të gjithë periudhën e regjistrimit të këtij raundi dhe do të japë mundësinë e shfrytëzimit të cdo kuote të lirë sipas preferencave të shprehura nëpërmjet një bashkërendimi në rang kombëtar të procesit të lëvizjes së vijes së kuqe për cdo programi studimi”, tha Nikolla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy