Manastirliu: Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç

Manastirliu: Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot sërish se vaksinimi për moshat plus 18 vjeç nis më 29-30 qershor.

Ajo ju bënë apel qytetarëve që të aplikojnë në e-Albania për t’u vaksinuar.

“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më 29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv.  Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00”, shprehet ajo.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 930,126 doza të vaksinës ndaj Covid-19.

Prej tyre 389,436 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anticovid. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy