Nga Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, kryeministri Rama theksoi se njësimi i diplomave universitare do të jetë një nga propozimet që do të paraqesë në samitin jo formal të Bashkimit Europian, i cili do të mbahet në Pragë.
Kreu i qeverisë nënvizoi se tashmë fokusi duhet të jetë tek arsimi universitar, pasi ai i mesëm është i fuqizuar.



