Protesta kundër ndërtimit të resortit/ Banorët: Nesër do jemi në SPAK. U falsifikuan dokumente, gjyqtarja e korruptuar (VIDEO) 

Protesta kundër ndërtimit të resortit/ Banorët: Nesër do jemi në SPAK. U falsifikuan dokumente, gjyqtarja e korruptuar (VIDEO) 

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll  kanë dalë në protestë edhe ditën e sotme, pasi biznesmeni Bashkim Ulaj ka nisur punën për të ndërtuar resortin luksoz “Blue Borgo” në Velipojë.

Banori Prek Molla në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV akuzoi Fatmir Shpellzajn dhe gjyqtaren Vojsave Kola Osmani, duke u shprehur se nesër të gjitha familjet do shkojnë në SPAK për të marrë një përgjigje.

Sipas tij Shpellzaj ka paguar para për banorët e një fshati tjetër për të hedhur firmën, për të pretenduar se ka kryer një dëgjesë publike. 

Në shi do rrimë gjithë ditën dhe gjithë natën. Nesër do jemi si fshat komplet pranë SPAK-ut për të marrë atë përgjigje që ne kërkojmë dhe atë të drejtë që na tako. Në padi kemi kërkuar zbardhjen e të vërtetës, si i mori ky person Fatmir Shpellzaj 1500 dynym në fshat dhe të ballafaqohen dokumentet e tyre para SPAK. Unë e di që ato janë të falsifikuara dhe mënyrën e falsifikimit unë e di.

Në kallëzimin në SPAK i kam treguar falsifikimet dhe mënyrën si janë bërë, por  gjyqtarja Vojsava Kola (Osmanaj) e ka parë të arsyeshme që një banor që s’është banor i fshatit, të paraqitet me certifikatë pronësie, nga kjo gjyqtare që është më e korruptuara në Shkodër.

Jemi mbi 60 familje, që të gjithë janë trashëgimtarë të pronës. Kanë hyrë me force dhe policia ka nxjerrë nga prona jonë, pasi e kemi poseduar ne deri më sot. Këtu ka vetëm padrejtësi dhe zaptim prone nga të fortët. Jam betuar për krye të fëmijëve se pronën time s’e lë pa vdekur! Një person politik, ish-kryetari i LSI-së, ka qenë edhe drejtues i Hipotekës në Malësinë e Madhe.

Nuk ka pasur dëgjesë publike. Dëgjesa publike është bërë në fshat tjetër. Shpellzaj ka paguar njerëz në kafe për të lëshuar firmë si fshatarë të zonës. Ata persona do përgjigjen para ligjit, dhe s’janë anëtarë të fshatit tonë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy