Rritja e çmimeve të ushqimeve, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Rritja e çmimeve të ushqimeve, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Qytetarë dhe anëtarë të Shoqërisë Civil janë mbledhur këtë të hënë para Kryeministrisë, për të protestuar për rritjen e çmimeve. Thirrjet e tyre janë për të mos rritur çmimet, pasi kjo gjë rëndon në xhepat e të gjithë qytetarëve.

Ndryshe nga herët e tjera, në protestën e tretë kundër rritjes së çmimeve janë bashkuar edhe fëmijët të shoqëruar nga prindërit e tyre. Përpara ambienteve të Kryeministrisë është ngritur një kordon me efektivë policie, ndërsa kjo protestë është njoftuar se është simbolikë e kërkesave të qytetarëve dhe nuk ka pasur dhunë.

Që në 1995 merrem me biznes, zoti Rama ti the se këtu te ne nuk ka varfëri. Unë të bëj thirrje, hajde nga lagjja jonë që ka pensionistë që i tërheqin këmbët zvarrë. Kanë ikur të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Politika është leva më e shpejtë që sjell transformim, nëse nuk sjell, ajo është propagandë. Braktiseni propagandën. Sot ju them se duhet të jeni pjesë active e politikës për të transformuar veten dhe kombin”, është shprehur një nga protestuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy